Rreth Nesh

Kush Jemi Ne

We are a worldwide ministry in which millions of children reap the benefits of one man’s clear

Duke i bashkuar njerëzit për t'i dhënë fund varfërisë

Misioni ynë

Shoqata “Integrimi” kontribon në zhvillimin social dhe ekonomik në Bashkinë Tropojë nëpërmjet integrimit social të grupeve të margjinalizuara, fuqizimit ekonomik dhe social rinor, mbështetjes së sipërmarrjes në bujqësi dhe turizëm dhe pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrjen lokale, në bashkëpunim me aktorët lokalë, qeveritarë dhe jo-qeveritarë.

Vizioni ynë

Vizioni i jashtëm:
“Punojmë së bashku për të ndyshuar jetën e komunitetit në Tropojë”.

Vizioni i brendshëm:
“Shoqata ‘Integrimi’ lehtësuesi kryesor i proceseve zhvillimore në Bashkinë Tropojë”

Shoqata “Integrimi” është krijuar si organizatë jo-fitimprurese dhe është regjistruar me Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me nr.972, datë 29.03.2004. “Integrimi” është regjistruar si shoqatë e fermerëve tropojanë dhe individëve të tjerë të interesuara nga sipërmarrja, grupet qytetare, grupet e margjinalizuara, etj. që pranojnë qëllimet e shoqatës. Sipas statutit, ndër qëllimet e shoqatës janë:

  • Të ndihmojë komunitetin e Tropojës për një jetë më të mirë social-ekonomike, shpirtërore dhe kulturore, me qëllim lehtësimin e jetesës dhe afrimin e komunitetit të Tropojës me ato të vendeve fqinje, nëpërmjet projekteve të ndryshme humanitare dhe të zhvillimit për grupet në nevojë.
  • Të ndihmoje ne uljen e varferise nepermjet programeve humanitare, te trajnimit, edukimit dhe ndergjegjesimit, zbatimin e ligjit, normave dhe parimeve civile, etj.
  • Mbrojtja e shtresave në nevojë (me aftësi ndryshe, familjet e tyre, familjet e tjera ne nevojë, grave, të rinjve, të moshuarve, etj)
  • Zhvillimin e infrastrukturës turistike që do ta bëjë të mundur evidentimin dhe shfrytezimin nga vendasit dhe të huajt të bukurive natyrore të Tropojës.
  • Organizimin e shkëmbimeve ndërkufitare me Kosovën, Malin i Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Për arritjen e qëllimeve të saj, që nga themelimi, shoqata “Integrimi” ka zbatuar projekte për përmirësimin e gjendjes social-ekonomike të shtresave në nevojë në rrethin e Tropojës, kryesisht me financim nga Dorcas Aid Internacional Albania. Projektet kanë konsistuar në ndihmën humanitare, shpërndarjen e pakove me ushqime, veshmbathje dhe materiale të tjera shtëpiake për familjet në nevojë, të varfëra, me persona ma aftësi ndryshe, etj. Gjthashtu, shoqata “Integrimi” ka zbatuar projekte për mbështetjen e aktiviteteve ekonomike që gjenerojnë të  ardhura nga familjet e varfëra rurale apo urbane. Shoqata ka zbatuar edhe projekte në fushën e bujqësisë, duke ndihmuar fermerët me trajnime dhe asistencë teknike (për kultivimin e kulturave të ndryshme, mbarështimin e bagëtive, rritjen e bletës, etj.) dhe me asete për zhvillimin e fermës (bagëti, farera te zgjedhura, etj.).

Fushat prioritare të shoqatës përfshijnë:

Integrimi social i grupeve te margjinalizuara; youth empoëerment; citizen participation; and enterprising people and communities. Nevojat që adreson shoqata “Integrimi”janë nevojat e grupeve të margjinalizuara në Bashkinë Tropojë, nevojat e familjeve të varfëra për plotësimin e kërkesave bazike si ushqim, strehim, higjenë dhe akses në programet e mbrojtjes sociale të Bashkisë. Ajo gjithashtu mbështet familjet e varfëra që të përfshihen në aktivitete që gjenerojnë të ardhura. “Integrimi” adreson nevojat e fermerëve të vegjël dhe të mesëm si dhe të bujtinave turistike për zhvillimin e sipërmarrjes nëpërmjet rritjes së kapaciteteve, lehtësimit të aksesit të tyre në skemat e mbështetjes financiare, dhe lehtësimit të bashkëpunimit midis aktorëve ekonomike lokal. Shoqata gjithashtu adreson nevojat e të rinjve për zhvillimin e aftësive dhe punësim. 

3 million+ children helped

25+ years of service

198 community centers

72 countries

Gjatë periudhës 2013-2015, “Integrimi” ka mbështetur katër herë në vit 100 familje nga grupet e margjinalizuara me pako ushqimore, higjeno-sanitare, dhe medikamente. 100 fëmijë nga familjet ë margjinalizuara dhe shoqata e jetimëve kanë marrë pjesë në aktivitetet sociale të organizuara me rastin e festave (Pashkë, Krishtlindje, dhe 1 qershor).

Gjatë periudhës 2016-2018, shoqata “Integrimi ka zbatuar projektin “Përmirësimi i jetësës së fermerëve në Tropojë nëpërmjet serave, mbarëshitimit të kumbullës dhe pulave”. Qëllimi ishte kontributi në zbutjen e varfërisë dhe fuqizimi i familjeve të varfëra për tu bërë të vetë-mjaftueshme nëpërmjet zhvillimit të bujqësisë, blektorisë dhe zingjirit të vlerës. Si rezultat i realizimit të aktiviteteve të projektit (ndërtimi i serave, kotecëve të pulave dhe fidanishtes së kumbullës;mbështetja me farëra; mbështetja me pajisje bujqësore dhe të procesimit të frutave dhe perimeve; trajnimi, asistenca teknike, vizitat e shkëmbimit dhe studimit për përfituesit; dhe avokimit) dhe angazhimit në bujqësi, blektori dhe zingjirin e vlerës, jetesa e familjeve të varfëra në Bashkinë Tropojë është përmirësuar. 355 familje të varfëra janë mbështetur. 280 prejtyre (mesatarisht me 4-6 pjesëtarë) kanë të ardhura mbi nivelin kombëtar të varfërisë (në vitin 2018)

Gjatë periudhës 2019-2022, shoqata “Integrimi” ka zbatuar projektin “Programi i komunitete të përfshira”. Qëllimi ishte përmirësimi i gjendjes social-ekonomike i komuniteteve lokale në Bashkinë Tropojë. Komponentët e programit ishin: Kujdesi dhe mbrojtja sociale komunitare; Jetesa e qëndrueshme; Punësimi rinor; dhe Sipërmarrja. Rezultatet kryesore të programit janë: 100 familje të varfëra kanë plotësuar nevojat bazë, janë përfshirë në rrjetat sociale të sigurisë dhe kanë fituar të ardhura të qëndrueshme nëpërmjet aktiviteteve për gjenerimin e të ardhurave; 45 familje te vetëmjaftueshme kanë  plotësuar nevojat e tyre bazë për ushqim, janë angazhuar në rrjetat e sigurisë, kanë rritur të ardhurat nëpërmjet shitjes së produkteve në treg dhe janë angazhuar ne grupet komunitare;15 të rinj nga grupet e margjinalizuara janë punësuar/vetë-punësuar dhe sigurojnë të ardhura për vete dhe familjet e tyre; 10 fermerë dhe 12 bujtina kanë rritur të ardhurat e tyre nëpërmjet rritjes së klientelës dhe pjesëmarrjes në treg. Gjithashtu, fermerët dhe bujtinat kanë vendosur marrdhënie bashkëpunimi në kuadrin e funksionimit të tregut lokal. “Integrimi” ka avokuar me qeverisjen vendore dhe institucionet e tjera lokale për shërbime publike për grupet e margjinalizuara, fermerët dhe bujtinat.

Gjate viteve 2023 dhe ne vazhdim, Shoqata Integrimi po zbaton Projektin “Perespetktiva Të Reja”  me Swisscontak t& Tag Integrnacional te financuar nga Qeveria Britanike nepermjet Ambasades Britanike ne Tirane,me  focus te rinjte ne Keshillim dhe Trainim Profesional,mentorimi i te rinjve ne biznes,mbeshtetja e te rinjve ne biznes etj.

Gjithashtu po zbatojme edhe Projektin “Smiles” Tropoja te financuar nga donatore thollandeze Dorcas & Kom over en help,me focus familjet ne nevoje,sipermarrja e vogel,grupet e margjinalizuara,kujdesi social dhe shendetsore I famniljeve ne nevoje etj.

Our Mission & Vision.

What makes us different?

Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum. Sed ut perspiciatis unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque laudantiumu00a0

Safe havens for support

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipisicing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud ex-ercitation ullamco laboris nisi ut aliquip ex ea commodo consequat.

Good that grows

Duis aute irure dolor in reprehenderit in voluptate velit esse cillum dolore eu fugiat nulla pariatur. Excepteur sint occaecat cup-idatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum.

Customized programs

Excepteur sint occaecat cupidatat non proident, sunt in culpa qui officia deserunt mollit anim id est laborum. Sed ut perspicia-tis unde omnis iste natus error sit voluptatem accusantium doloremque.u00a0.

Na përkrahni

Filloni iniciativën tuaj