Ekoturizmi Mjedisor

Malësia e Gjakovës
Tropoja

Malësia e Gjakovës (Tropoja) dhe ekoturizmi mjedisor i saj

Ka qënë kjo tematikë mbizotëruese në veprimtarinë sensibilizuese që po organizon Shoqata mjedisore “Alpin” Në tropojë me qëllim njohjen dhe evidentimin e vlerave të padiskutueshme natyrore të saj dhe mënyrën e ruajtjes së saj, përballë furies së pandalshme të shkatërrimit si dhe paraqitjen e të ardhmes mjedisore perms ekoturizmit, sidomos atij familjar.

Në ketë kuadër, idetë për Shoqëri Turistike dhe Klube të Miqve të Tropojës si struktura të para që do të organizonin dhe menaxhonin këto vlera duke afruar edhe për donatorë të interesuar guida të ndryshme të zones, por dhe duke ndermjetësuar në sigurimin e fondeve, gjithmonë në bashkëveprim me pushtetin vendor.

Pjesa më e spikatur e kësaj veprimtarie ka qënë një fletëpalosje me të dhënat kryesore të zones, si pjesë pare e një guide mjedisore të Malësisë së Gjakoves, Tropojës. Më poshtë po japim për “Mjedisi sot” disa fragmente të saj që do të mund të ishin dhe kontakti ynë i pare me lexuesit e saj të nderuar dhe shumë kolegë tanë.

Tropoja shtrihet në Shqipërinë verilindore dhe zë pjesën lindore të Alpeve shqiptare.

Kufizohet me rrethin e Malësisë së Madhe, Shkodrës, Pukës dhe Hasit. Në veri kufizohet me Malin e Zi dhe në lindje me Kosovën. Sipërfaqja e Tropojës është 1043 km. Lartësia mesatare 1105 m. ndërsa qyteti B. Curri ka lartësinë 330-360m mbi nivelin e detit.  Lumi kryesor, Valbona, me origjinë në burimet karstike, me gjatësi 50.6km. Lugina e saj është mahnitëse me ujvarat dhe pamjet e tjera që afron. Klima, mesdhetare – kontinentale.

Popullsia me prejardhje nga fisi i Dardanëve, fillimet e jetës i përkasin periudhës së hershme të hekurit. Rosuja ishte në shekuj qendra kryesore qytetare e Luginës së Valbonës, daton rreth 400 vjet para Krishtit. Popullsia 28.306 banorë e shpërndarë në 7 komuna dhe 1 bashki. Baza e jetës, bujqësia dhe blegtoria. Te njohura, gështenja e famshme Tropojane me masivin më te madh në Ballkan (2600) ha, kumbulla Tropojane, mjalti i Zogajve, trofta e Valbonës, bimët mjekësore dhe aromatike, burime të shumta ujore etj. Në lindje, në qafën e Morinës, ndodhet pika e kalimit me Kosovën. Pyjet dhe kullotat zënë 67% të sipërfaqes, ku spikat rezervati  natyror i Lumit të Gashit (3000) ha dhe parku kombëtar i Valbonës (8000) ha. Me pasuri të çmuara të mineraleve të kromit, me rezerva të medha kuarci, me bokside të pasura me alumin, me rera, argjile etj. Tabloja e Tropojës paraqitet mjaft  komplekse. Hidrocentrali i Fierzës burimi kryesore i furnizimit me energji te Shqipersie.

Ndër cilësitë e spikatura të malësorëve Tropojanë, dashuria për kulture, dije, mikpritja, atdhedashuria etj.